Mefi vazhdon vizitat në teren, merr përkrahje në Prishtinë e Mitrovicë

Aktuale

Mefi vazhdon vizitat në teren, merr përkrahje në Prishtinë e Mitrovicë

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 18:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka vazhduar vizitat nëpër teren.

Ai fillimisht ka zhvilluar takim me disa prej bizneseve në lagjen Kodra e Trimave të Prishtinës.

Sipas Bajqinovcit, këto biznese janë shembull i punës, përkushtimit dhe zhvillimit lokal që kontribuon çdo ditë në ekonominë e kryeqytetit.

Ndërsa pjesën e dytë të ditës ai ka qëndruar në Mitrovicë ku ka vizituar kompaninë që mbulon pothuajse krejt zinxhirin e produkteve të betonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat