Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje pagash

Aktuale

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje pagash

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 11:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Sindikatа e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) sot po organizon një protestë paqësore me punëtorët e KEK-ut, para zyrave qendrore të ndërmarrjes në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kjo protestë po mbahet si reagim ndaj kërkesës për rritje pagash.

Pasi që, punëtorët kërkojnë trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve ekonomike në përputhje me përgjegjësitë dhe rrezikun e punës së tyre.

Protesta po vazhdon, e cila ka nis nga ora 11:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat