Shtyhet seanca për sulmin në “Ibër-Lepenc”

Aktuale

Shtyhet seanca për sulmin në “Ibër-Lepenc”

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 11:53
Shtyhet seanca për sulmin në “Ibër-Lepenc”

Është shtyrë seanca fillestare në rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor 2024.  

Kjo për shkak se mbrojtja e të akuzuarve ka kërkuar largimin nga rasti të prokurorit Bekim Kodraliu.  

Trupi gjykues mori vendim që shqyrtimi i rastit të shtyhet për një ditë tjetër.  

Para trupit gjykues sot dolën tre të akuzuarit, Dragisha e Jovan Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat