Kryetarja e Ranillugut po intervistohet në Polici, dyshohet se bëri presion për të votuar Listën Serbe

Aktuale

Kryetarja e Ranillugut po intervistohet në Polici, dyshohet se bëri presion për të votuar Listën Serbe

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 14:52
Kryetarja e Komunës së Ranillugut, Tanja Antic

Kryetarja e Komunës së Ranillugut, Tanja Antic, është shoqëruar në polici për shkak të dyshimit se ka ushtruar presion dhe ndikim tek votuesit e partive të tjera serbe.

Sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës, ajo është duke u intervistuar në Policinë e Kosovës për veprën në fjalë.

 Siç thonë burimet, Antic është angazhuar

“si pjesë e një plani të strukturuar të Serbisë për orientim të votës tek Lista Serbe përmes detyrimit dhe shantazhit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat