Haxhi Avdyli ka reaguar pas fitores së koalicionit fitues, duke e cilësuar atë si fitore për të gjithë qytetarët dhe për një shtet të fortë që nuk përkulet.
Ai falënderoi aktivistët dhe mërgatën për angazhimin, si dhe qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje.
Avdyli theksoi se kjo fitore sjell mbi vete përgjegjësi të madhe për punë serioze, dialog, stabilitet dhe përmbushje të premtimeve për të gjithë, pa dallime politike.
Postimi i Avdylit:
Mirëmëngjes o populli më i mirë në botë.
Fitorja jonë e djeshme e përbashkët, ishte fitore për nënat, fëmijët, gjyshërit, studentët, fitore për shtetin e fortë që nuk përkulet.
Falenderoj mijëra aktivistë, bashkëpunëtorë, në Kosovë e mërgatë që punuan natë e ditë, në heshtje e publikisht për këtë rezultat, për Kosovën tonë më të zhvilluar e demokratike.
Kjo fitore e koalicionit tonë fitues është para së gjithash edhe një përgjegjësi e madhe, thirrje për më shumë punë, për interesat e qytetarëve.
Falënderoj secilin qytetar që mori pjesë në procesin demokratik, pavarësisht bindjeve politike dhe votës së tyre.
Fitorja jonë do jetë për Kosovën tonë, shtëpinë tonë të përbashkët e kundër askujt.
Sot ska nevojë të ndihet askush humbës.
Sot kemi fituar të gjithë, me këtë proces zgjedhor shembullor.
Angazhimi ynë do të jetë i përqendruar në punë serioze, dialog, stabilitet, gjithëpërfshirje dhe përmbushje të premtimeve për të gjithë qytetarët pa dallim partie, e orientime tjera.
Na priftë e mbara, në punë për më shumë siguri e begati për ju.
Ju faleminderit, e ju duam të gjithëve.