​Ambasadori gjerman: Presim me padurim të bashkëpunojmë me institucionet e reja

Aktuale

​Ambasadori gjerman: Presim me padurim të bashkëpunojmë me institucionet e reja

Më: 29 dhjetor 2025 Në ora: 17:04
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudoplh

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudoplh ka reaguar pas zgjedhjeve të zhvilluara të dielën në Kosovë.

Ambasadori Rudoplh e ka uruar Kosovën për zgjedhjet e qeta dhe demokratike.

“Urime Kosovë për zgjedhjet e qeta dhe demokratike. Presim me padurim të punojmë me institucionet e sapoformuara”, ka shkruar Rudolph.

Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49.30% të votave, e pasuar nga PDK me 21.01% dhe LDK me 13.59%, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas këtyre rezultateve ka marr 5.68% të elektoratit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat