Mjetet piroteknike shkaktojnë 6 të lënduar, njëri prej tyre rëndë

Aktuale

Mjetet piroteknike shkaktojnë 6 të lënduar, njëri prej tyre rëndë

Më: 31 dhjetor 2025 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

6 persona po trajtohen në QKUK si pasojë e lëndimeve nga mjetet piroteknike.

Rreth gjendjes së tyre shëndetësore, detaje ka dhënë drejtori i Emergjencës Naser Syla.

“6 i kemi të lënduar deri tash, dy me lëndime të fytyrës dhe organeve të të pamurit. Njëri rëndë”, deklaroi Syla.

“Ndërkaq, 4 të tjerë me lëndime të ekstremiteteve të sipërme”, theksoi ai.

Në natën e ndërrimit të motmoteve, përdorimi i mjeteve piroteknike është në sasi goxha të madhe dhe rreziku për ndonjë lëndim të qytetarëve është në shkallë të lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat