Gjendja në pikat kufitare: Më së shumti pritje në Merdarë

Aktuale

Gjendja në pikat kufitare: Më së shumti pritje në Merdarë

Më: 1 janar 2026 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen aktuale në pikat e kalimit kufitar në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Sipas njoftimit, pritjet më të gjata për dalje nga Kosova janë regjistruar në pikën kufitare në Merdarë, ku qytetarët po përballen me pritje deri në 15 minuta.

Ndërkohë, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, situata paraqitet më e qetë, me pritje relativisht të shkurtra që arrijnë deri në 5 minuta.

Image
Gjendja në pikat kufitare

Autoritetet u rekomandojnë udhëtarëve të informohen rregullisht për gjendjen në pikat kufitare para nisjes së tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat