Muharrem Sfarqa paralajmëron rënien e LDK-së: Partia po bëhet strehe për politikë të dështuar

Aktuale

Muharrem Sfarqa paralajmëron rënien e LDK-së: Partia po bëhet strehe për politikë të dështuar

Nga: Bota sot Më: 1 janar 2026 Në ora: 17:07
Ish-kryetari i Komunës së Ferizajt dhe ish-kreu i degës së LDK-së, Muharrem Sfarqa

Ish-kryetari i Komunës së Ferizajt dhe ish-kreu i degës së LDK-së, Muharrem Sfarqa, ka dhënë një reflektim të fortë për gjendjen aktuale të partisë së tij, duke paralajmëruar se Lidhja Demokratike e Kosovës po përballet me një rënie të paparashikuar që mund të ketë pasoja të thella për të ardhmen e saj.

Ai akuzon lidershipin aktual të partisë për mosfokusim në forcimin dhe unifikimin e LDK-së dhe për favorizimin e një klike që, sipas tij, është “katapultuar në kryesi pa asnjë kontribut real në parti”, duke larguar veprimtarët emblematikë dhe duke i zëvendësuar me individë që kanë kaluar nëpër parti të tjera si FER, VV, PSD e PDK.

“LDK është bërë strehe e disa njerëzve të dështuar politikë që kërkojnë identitet të ri dhe rehabilitim për poste eventuale qeverisëse,” shton Sfarqa, duke paralajmëruar se egoja e këtyre individëve po çorienton partinë dhe po rrit rrezikun e pasoja të reja për organizimin e saj.

Sfarqa apelon për rikthim tek themelet e LDK-së, larg eksperimenteve që fillojnë me fyerjen e figurave të rëndësishme dhe që rrezikojnë identitetin dhe vizionin e partisë.

Ai propozon një proces zgjedhor të brendshëm “pa asnjë preferencë apo ndërhyrje”, nga aktivet lokale deri tek udhëheqja qendrore, për të rikthyer LDK-në në rrugën e saj institucionale.

Postimi i plotë:

Se LDK nuk ishte ne ditet e saj me te mira tani me dihej, por se do te binte nga humnera ne humnere, kete nuk do ta kishin menduar as armiqet e lere me kundershtaret e saj politik e jopolitik, brenda e jashte Kosoves.

Ate qe nuk arriten ta benin ata, pa asnje veshtersi e katandisi lidershipi i saj ne krye me Kryetarin, i cili ne vend se te merrej me zgjerimin, forcimin, unifikimin e rritjen e partise ai po krijonte pershtypjen se ishte aty, per ti sherbyer nje klike e cila pjeserishte u katapultua ne Kryesine e saj pa asnje kontribut ne parti si hibride e partive tjera apo nga ndonje OJQ e falimentuar.

Njeriu i cili e largoj LDK- ne nga shtrati i saj institucionalist duke larguar veprimtaret emblematik nga strukturat e saj, e duke i zevendesuar me njerez qe kan milituar neper parti tjera, madje edhe ne kater parti njeren pas tjetres si: FER, VV, PSD, PDK. (Ndonjeri prej tyre tashme eshte edhe Kryetar Dege, madje jo te vogel), sigurishte qe nuk do te pritej ndonje perfundim tjeter.

LDK u be strehe e disa njerezve te deshtuar te partive tjera te cilet po kerkonin identitetin e tyre te ri politik dhe "rehabilitimin" e tyre si kuadro per qeverine eventuale me premtime gati publike se do te behen ministra.

Tashme egoja e tyre e lenduar i ka ç'orjentuar dhe sa me shume qe te vazhdoj kjo apati do te prodhoj pasoja te reja per veteorganizimin e saj per te ardhmen aspak te lehte.

Prandaj, LDK duhet te kthehet ne themelet e saj dhe te heq dore nga çdo eksperiment qe fillon me fyerjen e figurave te rendesishme, qe per kete parti perveq çdo sakrifice, vazhdojne edhe sot te bartin plumba ne trup.

Reflektim dhe fillim i zgjedhjeve pa asnje preference e nderhyrje, prej lagjeve e fshatrave nga aktivet, nendeget,Deget e deri te kupolla e piramides- te Kryetari i ri i LDK se. (Ç' eshte e verteta nuk pres qe Kryetari te jap doreheqje dhe as qe do te pranohet doreheqja eventuale e tij nga Kuvendi i LDK- se).

Sa me heret qe te trajtohet gjendja reale aq me mire.

Qete e pa zhurme e me prirje racionale e pozitive.

Ne te kunderten rrimë ku jemi dhe shkruajme statuse vetengushelluese, deri sa ta kuptojme se LDK do te rreshqet drejt nje shume njeshifrore votash (nese ky nuk eshte mision i paperfunduar).

Por, atehere do te jete teper vone per te gjithe ata qe LDK ne e kan emocion e rugovizmin vizion, fryme e ushqim shpirteror e shteteror!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat