Rezultatet e përmbledhura të KQZ-së: Vetëvendosje 50,55%, PDK 20,47%

Aktuale

Rezultatet e përmbledhura të KQZ-së: Vetëvendosje 50,55%, PDK 20,47%

Më: 5 janar 2026 Në ora: 13:33

Sipas platformës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më 05.01.2026 në ora 13:20 janë numëruar 2674 nga 2783 vendvotime (96,08%).

Në bazë të rezultateve të përmbledhura (paraprake), renditja aktuale e subjekteve politike është:

Lëvizja VETËVENDOSJE! – 50,55% (463 682 vota)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 20,47% (187 768 vota)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 13,36% (122 558 vota)

AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 5,55% (50 868 vota)

Srpska Lista – 4,58% (42 017 vota)

Nisma Socialdemokrate (NISMA) – 1,63% (14 908 vota)

KQZ thekson se këto janë rezultate paraprake, të cilat mund të ndryshojnë me përfundimin e numërimit dhe përpunimit final të të dhënave.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat