Haradinaj apelon për veprime urgjente pas përmbytjeve në Kosovë

Aktuale

Haradinaj apelon për veprime urgjente pas përmbytjeve në Kosovë

Më: 6 janar 2026 Në ora: 15:37
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar  pas reshjeve të fundit që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës.

Ai ka theksuar se është urgjencë kombëtare që institucionet, si ato qendrore, ashtu edhe lokale, të shumëfishojnë përpjekjet për të përballuar pasojat e përmbytjeve.

“Situata e krijuar pas reshjeve të vazhdueshme, që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës, është tejet shqetësuese. Në disa vendbanime ka filluar edhe evakuimi i banorëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai gjithashtu ka  njoftuar se ka kontaktuar kryetarët e komunave nga Aleanca për të marrë informacion mbi veprimet që po ndërmerr pushteti lokal për menaxhimin e kësaj situate emergjente

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat