Agim Bahtiri, kandidati që besohet të jetë frymëzuesi i sloganit “Mos lësho pe!” të Lëvizjes “Vetëvendosje”, ka lënë prapa me vota shumë figura emblematike të këtij subjekti.
Në bazë të rezultateve të rreth 98 përqind të votave të numëruara që i publikoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të martën, ish-kryetari I Mitrovicës mori 26.153 vota.
Kjo derisa doli para Dimal Bashës, njeriut që e drejtoi legjislaturën e 9-të, I cili mori vetëm 25.440 vota.
Nën Bahtirin u radhitën edhe katër ministra të qeverisë “Kurti 2”, Artane Rizvanolli me 81 vota më pak, Hysen Durmishi që mori veç 24.590, Arbërie Nagavci me 23.777, dhe Rozeta Hajdari me 19.701 vota.