Numërohen mbi 73% e fletëvotimeve nga diaspora, LVV kryeson bindshëm

Aktuale

Numërohen mbi 73% e fletëvotimeve nga diaspora, LVV kryeson bindshëm

Nga: A.M Më: 7 janar 2026 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, Komisioni Qendron i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e pjesës së dytë të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës.

Ky proces është duke vazhduar dhe është thuajse në përfundimit, pasi deri tani janë numëruar 73,79% e votave.

Më saktë, nga gjithsej 145 kurti janë numëruar 107 prej tyre.

Më poshtë, "Bota sot" u sjell rezultatet e partive kryesore:

Lëvizja VETËVENDOSJE! – LVV - 73.62% apo 23,306 Vota

Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK - 9.89% apo 3,131 Vota

Partia Demokratike e Kosovës – PDK - 8.97% apo 2,840 Vota

AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - 3.64% apo 1,151 Vota

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat