Bekim Haxhiu mbetet jashtë Kuvendit, hyn Fadil Hadergjonaj nga LDK

Aktuale

Bekim Haxhiu mbetet jashtë Kuvendit, hyn Fadil Hadergjonaj nga LDK

Më: 7 janar 2026 Në ora: 14:11
Fadil Hadërgjonaj

Nga numërimi i 2800 vendvotime prej 2836 sosh, ka pasur ndryshime në numrin e deputetëve të partive politike.

Sipas rezultatit të deritanishëm, LDK-ja ka kthyer deputetin e 15-të, ndërsa PDK-ja ka humbur një deputet, duke mbetur me 22 sosh.

Sipas rezultateve, Bekim Haxhiu i PDK-së, ka humbur ulësen në Kuvend, derisa Fadil Hadergjonaj i LDK-së është bërë deputeti i 15-të, shkruan Zeri.info.

Rezultati i përgjithshëm i partive politike aktualisht:

LVV : 50.83% 477,449 vota [ 57 ulëse]

PDK : 20.34% 191,037 vota [22 ulëse]

LDK : 13.28% 124,742 vota [15 ulëse]

AAK : 5.51% 51,779 vota [ 6 ulëse]

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat