Rasti BKS, përkeqësohet gjendja shëndetësore e njërit prej të dyshuarve në Gjykatën e Prizrenit

Aktuale

Rasti BKS, përkeqësohet gjendja shëndetësore e njërit prej të dyshuarve në Gjykatën e Prizrenit

Më: 9 janar 2026 Në ora: 21:20
Gjykata e Prizrenit

Njërit prej të dyshuarve në rastin e zhvatjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK) i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë seancës dëgjimore që po mbahet në Gjykatën e Prizrenit.

I dyshuari, së bashku me edhe 38 persona të tjerë, ishte paraqitur para trupit gjykues kur ka shfaqur probleme shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar ekipi i emergjencës.

Atij i është ofruar ndihmën e parë, ndërsa më pas i dyshuari është transferuar me autoambulancë për trajtim të mëtejmë mjekësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat