Shpëtim Hajdaraj përkujton të atin në 24-vjetorin e vrasjes

Aktuale

Shpëtim Hajdaraj përkujton të atin në 24-vjetorin e vrasjes

Nga: A.SH Më: 17 janar 2026 Në ora: 18:29
Smajl Hajdaraj

Në 24-vjetorin e vrasjes së Smajl Hajdarajt, djali i tij, Shpëtim Hajdaraj, ka reaguar me një postim në Facebook, duke e cilësuar atë si “padrejtësi të madhe” që ende nuk ka marrë drejtësi.

Ai e përshkruan Smajl Hajdarajn si deputet, komandant, inxhinier, profesor, aktivist dhe prind, ndërsa shprehet se përveç homazhit, zotohet për një angazhim jetësor për nderin dhe emrin e tij, deri në fund të jetës.

Reagimi në Facebook:

24 vite nga padrejtësia e madhe.

Deputet. Komandant. Inxhinier. Profesor. Aktivist. Prind.

Në mungesë të drejtësisë dhe përkujtimit që ende i detyrohet emrit tënd, unë nuk bëj vetëm homazh, zotohem për angazhim jetësor ndaj teje, ndaj nderit tënd dhe nderit tonë, deri në ditën kur të vi pranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat