Policia jep detaje pas djegies së veturës së një polici

Aktuale

Policia jep detaje pas djegies së veturës së një polici

Më: 20 janar 2026 Në ora: 21:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sonte rreth orës 20:00, Policia e Kosovës është njoftuar se në rrugën “Pala Klementi” në Pejë një veturë është përfshirë nga flakët.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Papa Klementi’ në Pejë një veturë është kapluar nga zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale,” ka deklaruar Gashi.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori i shtetit si dhe eksperti i zjarrit për të hetuar shkaqet e incidentit.

Sipas Gashit, vetura ishte private dhe në pronësi të një pjesëtari të Policisë së Kosovës.

Raportohet se polici në fjalë, viktimë e këtij incidenti, është Endrit Hajdari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat