Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar në Shtëpinë e Bardhë në Davos. Ai ka marrë pjesë në një diskutim mbi besimin dhe udhëheqjen, për shkak të shënimit të 250 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.
Kurti ka thënë se në këtë diskutim ka folur për besimin si shtyllë kryesore të shërbimit, sakrificës dhe unitetit shoqëror.
Postimi i plotë nga faqja zyrtare e Vetëvendosjes:
Kryeministri, Albin Kurti, u ftua në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos për të marrë pjesë në një diskutim mbi besimin dhe udhëheqjen, në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë amerikane.
“Nder dhe kënaqësi të ftohesha në Shtëpinë e ShBA-së në Davos për një diskutim frymëzues mbi besimin dhe udhëheqjen, në kuadër të 250-vjetorit të pavarësisë amerikane. Fola për besimin si shtyllë kryesore të shërbimit, sakrificës dhe unitetit shoqëror, duke u nisur nga përvoja ime si i burgosur politik në Serbi gjatë luftës, deri te roli im aktual si Kryeministër i Republikës së Kosovës.” ka shkruar Kryeministri Kurti në platformën X.