Abdixhiku: Marrëdhëniet me Slloveninë mbeten prioritet i Kosovës

Aktuale

Abdixhiku: Marrëdhëniet me Slloveninë mbeten prioritet i Kosovës

Më: 26 janar 2026 Në ora: 13:23
Foto nga vendngjarja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim njoftues Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, sfidat aktuale me të cilat përballet Kosova, si dhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Abdixhiku theksoi se Sllovenia mbetet një partnere e rëndësishme dhe një mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euroatlantike.

Kryetari i LDK-së vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë. Ai gjithashtu i uroi ambasadorit Blaj mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në misionin e tij diplomatik, duke theksuar gatishmërinë e LDK-së për bashkëpunim të ngushtë në funksion të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Postimi i plotë: 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim njoftues Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, sfidat aktuale me të cilat përballet Kosova, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Kryetari Abdixhiku theksoi se Sllovenia mbetet një partnere e rëndësishme dhe një mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugëtimin e saj në proceset euroatlantike dhe integruese.

Kryetari Abdixhiku vlerësoi marrdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës.

Po ashtu i uroi ambasadorit Blaj mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në misionin e tij diplomatik, duke shprehur gatishmërinë e LDK-së për bashkëpunim të ngushtë në funksion të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat