​Gjykata vendos më vonë për katër komisionerë dhe kryesuesin e komisionit zgjedhor në Prizren

Aktuale

​Gjykata vendos më vonë për katër komisionerë dhe kryesuesin e komisionit zgjedhor në Prizren

Më: 30 janar 2026 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Në Gjykatën Themelore në Prizren po vazhdon seanca dëgjimore për katër komisionerë dhe kryesuesit të komisionit zgjedhor në Prizren, të dyshuar për veprën penale falsifikimi i rezultateve të votimit, për të cilët prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimi.

Sipas njoftimit, i pandehuri në cilësinë e kryesuesit të komisionit zgjedhor KKZ Prizren, dyshohet për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Nga ora 14:00, deri në ora 16:00, kanë përfunduar tre seanca dëgjimore.

Kurse seanca e 4-të dëgjimore, do të mbahet në orët në vijim. Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren, dhe do të njoftojmë mediat për vendimet e Gjyqtarit të procedurës paraprake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat