Publicisti Milaim Nela ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se ai po shmang përgjegjësinë reale për gjendjen e partisë.
Nela thekson se kriza e LDK-së nuk është çështje perceptimi publik, por rezultat i dështimeve konkrete, ndërsa fjalimin e Abdixhikut e cilëson si mohim të realitetit dhe mungesë llogaridhënieje si lider.
Postimi i plotë:
Situata në të cilën ndodhet LDK sipas Abdixhikut është çeshtje perceptimi publik e jo problemeve dhe dështimeve reale të saj!
"Fakti që LDK është kryefjalë e ligjërimit dhe diskutimit publik është suksesi real i saj e jo numrat" - tha Lumir Abdixhiku!
Ky zotëri nuk merr absolutisht asnjë lloj përgjegjësie REALE publike si lider i saj! Zero. Për këtë ai po fajëson gjithkënd përveç vetes!
Përkundrazi, indirekt ai po kërcënon e po thotë se nëse iki unë do shuhemi!
Fjalimi i tij nuk eshte fjalim i liderit në ikje që merr përgjegjësi reale por i nje individi që nuk e pranon realitetin e kjo ështê problem me shumë se politik!