Deputeti i zgjedhur Nezir Kraki ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke bërë të ditur se është renditur i 18-ti më i votuar në listën e tij, me gjithsej 41,174 vota pas rinumërimit.
Ai theksoi se ka marrë mbështetje nga e gjithë Kosova, përfshirë mërgatën dhe votat në ambasada e konsullata, ndërsa numri i votave është rritur për rreth 10 mijë krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit.
Postimi i plotë:
Falëminderit nga zemra qytetarë t’dashun t’Kosovës për këtë legjitimitet dhe këtë vlerësim që ma keni dhënë.
Shpesh e kam thënë në debate e shkrime se baza e demokracisë ëdhtë legjitimiteti derisa origjina e legjitimitetit është vota e lirë, vullneti i secilit.
Prandaj ju jam mirënjohës që këtë herë numrin 47 e ngritët në Top 20 duke më renditur si i 18-ti më i votuar në listen tonë me diku 10 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e 9 shkurtit (ne shkurt isha i 22-ti nga numri 47).
Gëzohem që legjitimiteti im buron nga e gjithë Kosova dhe, në këtë kontekst, dua t’i veçoj disa të dhëna interesante.
Në këto agjedhje, jam renditur:
i 14-ti me vota në ambasada e konsullata ❤️
i 15-ti me votat e Mërgates me postë ❤️
i 17-ti me vota në kryeqytetin tonë Prishtinë ❤️
i 18-ti me vota në krejt Kosovë ❤️
Me respekt e përkushtim,
Shërbyesi juaj dhe i Kosovës,
Nezir Kraki
P.s. Sa për informimin tuaj, nga rinumërimi dolën +149 vota duke e ndryshuar totalin tim nga 41025 në 41174.