Burim Ramadani ka paralajmëruar se rreth 20 shkurt pritet të mblidhet Kuvendi i Kosovës, ndërsa institucionet kanë vetëm dy javë për konstituim, formim Qeverie, miratim të Buxhetit 2026 dhe nisje të procedurës për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Sipas tij, bashkimi i këtyre proceseve kërkon një marrëveshje të madhe politike, e cila vështirë se mund të arrihet lehtë.
Postimi i plotë:
Rreth datës 20 shkurt, pritet të mblidhet Kuvendi i Kosovës. Që nga ajo ditë, janë dy javë për të konstituuar Kuvendin, zgjedhur Qeverinë, miratuat Buxhetin për vitin 2026 dhe për të filluar procedurën për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Nëse këto procese bëhen bashkë, atëherë është e domosdoshme një marrëveshje më e madhe politike. Nuk pres që kjo mund të ndodh lehtësisht!
Ndërsa, Presidenti i ri duhet të zgjedhet jo më vonë se deri në orët e fundit të 4 marsit!
A po shkon vendi në zgjedhje sërish?