Së fundi, ka ardhur një reagim i ashpër nga Milaim Nela, i cili krahason drejtimin aktual të LDK-së nën Lumir Abdixhikun me atë të Partisë Demokratike të Shqipërisë nën Lulzim Bashën.
Sipas Nelës, ngjashmëritë mes dy liderëve janë alarmante dhe përbëjnë një rrezik serioz për fatin e partive që ata udhëhoqën, duke i çuar drejt rrudhjes, humbjeve të njëpasnjëshme dhe largimit nga identiteti historik.
Ai paralajmëron se LDK rrezikon të përfundojë në të njëjtën “humnerë politike” si PD-ja, nëse nuk nis urgjentisht një proces i thellë shërimi të brendshëm dhe rikthimi te vlerat themeluese, shkruan Nela në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Lulzimi dhe Lumiri, të ngjashëm në mision shkatërrimi!
Lulzim Basha i PD-se pas çdo humbjeje katastrofike deklaronte:
"Beteja fillon tani"!
***
Lumir Abdixhiku i LDK-së pas çdo humbje më e rëndë se tjetra deklaron:
"Ringritja fillon tani"!
-----'
Ngjashmëria mes tyre në shumë aspekte është e frikshme!
Të dy të katapultuar në partitë përkatëse pa asnjë kontribut paraprak në parti!
Të dy të lidhur me shumë fije të dukshme e të padukshme me Fondacionin Soros!
Asnjëri nuk jep dorëheqje pas disa humbjeve siç do duhej të ndodhte me çdo lider politik modern!
Të dy janë demagogë e luajnë me fjalët dhe refuzojnë analizën e vërtetë të humbjes e të rrudhjes në partitë e tyre por vetëm i vënë kapak të keqes që zien e gufon nga brenda!
Të dy në emër të rinovimit pastruan partitë nga elitat dhe ashti që i krijoi dhe mbajti në këmbë qoftë PD-në në Tiranë apo LDK-në në Prishtinë!
Të dy treguan pabesi ndaj themeluesve të partive që udhëhoqën!
Basha duke bërë aleancë apo i shantazhuar nga sekti rilindas e bëri PD-në aneks të saj e komplotoi duke goditur Sali Berishën!
Abdixhiku duke bërë aleancë obskure apo me naivitet e bëri LDK-në shtojcë të PDK-së e filloi duke hequr simbolet Rugoviste por pas disa vitesh u tregua hipokrit duke rikthyer portretin por thjesht si fasade pa ide e pa rugovistet!
Të dy të manipuluar apo përdorur nga Edi Rama dhe të dy si Basha ashtu edhe Abdixhku pa asnjë instikt apo integritet lideri politik!
Basha iku vetëm atëherë kur partinë ja mori Lideri Historik dhe anëtarësia, e kur ngeli pa vulë e pa anëtarë e krejt i braktisur!
Abdixhiku duket i vendosur të shkojë drejt një humnere të ngjashme e ta shuajë ngadalë LDK-në duke qenë se lideri historik është në atë botë prej 20 vitesh.
Ai në emër të unitetit dhe me ndihmën e njerëzve të tij në forume po përpiqet të qëndrojë me çdo kusht në krye të LDKsë për ta çuar atë në zgjedhjet e ardhshme kurdo që të bëhen në rezultat njëshifror deri sa të mos kalojë pragun zgjedhor!
E vetmja shpresë janë anëtarësia e LDK-së që është shumë e madhe por janë të tulatur për momentin e akoma duket se nuk e kanë kuptuar lojën e klanit uzurpues, dhe bashkpunëtorët e Presidentit Historik që akoma kanë energji e nuk kanë ndermend të dorëzohen!
Ajo që nuk duhet të bëjë LDK është çarja në dy pjesë por të luftohet me çdo mjet brenda saj! Doreheqjet dhe braktisja vetëm fuqizojnë klanin uzurpues!
LDK ka burra dhe gra të zot e të mençur e shpresoj të kenë mësuar sadopak nga drama tragjike e Partisë Demokratike të Shqipërisë që sot e kësaj dite është në reanimacion e nuk po mundet të ngrihet!
I lutem Zotit që kapacitetet politike të LDK-së me mençuri e urtësi të fillojnê një proces shërimi të brendshëm e ta kthejnë LDK-në në piedestalin ku i takon e ku e ka vendin!