Ndërpritet koalicioni LDK-Guxo në Mitrovicë

Aktuale

Ndërpritet koalicioni LDK-Guxo në Mitrovicë

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 09:14
Kuvendi i Mitrovicës

Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë këtë të mërkurë kanë pranuar një mesazh se koalicioni i tyre me Listën Guxo në këtë komunë, është ndërperë.

Mesazhi dërguar këtyre anëtarëve është siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Ju njoftoj se në mbledhjen e Kryesisë së Degës, të mbajtur më 02.02.2026 në ora 19:45, me shumicë votash është marrë vendimi për ndërprerjen e koalicionit me Listën GUXO. Ky është vendim kolegjial dhe zyrtar i Kryesisë së Degës, i marrë në përputhje të plotë me Statutin dhe rregullat e LDK-së. Si çdo vendim i Kryesisë, edhe ky vendim është obligativ për të gjithë ne dhe duhet të respektohet e zbatohet nga secili anëtar, në funksion të unitetit, seriozitetit dhe dinjitetit të Degës sonë. Ju falënderoj për bashkëpunimin dhe korrektësinë tuaj”, thuhet në mesazhin e dërguar anëtarëve të LDK-së në Mitrovicë.

Ndryshe gjatë së martës u zhvillua një takim mes Faton Pecit dhe Gëzim Plakollit, por që mbeti në pikëpyetje nëse ata dy kishin biseduar rreth koalicionit mes dy partive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat