Lumir Abdixhiku e Hykmete Bajrami ulen afër njëri-tjetrit në Kuvend

Aktuale

Lumir Abdixhiku e Hykmete Bajrami ulen afër njëri-tjetrit në Kuvend

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 17:47
Kuvendi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zënë vendin tashmë në sallën e Kuvendit në legjislaturën e re që doli nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Afër tij u pa e ulur edhe deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Këta dy së fundi patën tensione e mospajtime mes vete pas rezultatit të dobët që regjistroi kjo parti në zgjedhjet.

Image
Deputetët

Bajrami pasi dha dorëheqje të parevokueshme vetë nga posti i nënkryetares, të njëjtën ia kërkoi edhe Abdixhikut, i cili ofroi dorëheqje, por që s’iu pranua nga delegatët e partisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat