​Deputetët mblidhen sot, në rend dite marrëveshja me Bankën Botërore

Aktuale

​Deputetët mblidhen sot, në rend dite marrëveshja me Bankën Botërore

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 10:43
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sërish sot. KosovaPress merr vesh se të zgjedhurit e popullit do të shqyrtojnë marrëveshjet ndërkombëtare në seancën e sotme, mes tyre dhe marrëveshja me Bankën Botërore e cila ka afat ratifikimi deri sot më 13 shkurt.

Kuvendi edhe të enjten ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, ku është votuar rezoluta në mbrojtje të ish krerëve të UCK-së që po gjykohen në Hagë.

Deputetët, po ashtu miratuan zgjatjen buxhetore edhe për muajin shkurt si dhe u funksionalizuan komisionet parlamentare.

Legjislatura e dhjetë e Kuvendit është konstituar më 11 shkurt, ku u formua edhe qeveria e re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat