Presidentja riafirmon përkushtimin për barazi dhe respekt për komunitetin Ashkali

Aktuale

Presidentja riafirmon përkushtimin për barazi dhe respekt për komunitetin Ashkali

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 14:51
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar “Ditën e Komunitetit Ashkali” në Kosovë.

Përmes një deklarate publike, e para e vendit thotë se komuniteti shkali zë një vend të veçantë në Kosovë, me traditat, gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë e tij të pasur që e kanë bërë vendin më të larmishëm.

Osmani thotë se trashëgimia kulturore e ashkalinjve është pjesë e pandashme e historisë së Kosovës.

“Në këtë ditë, riafirmojmë përkushtimin tonë për një Kosovë ku çdo komunitet ndihet i barabartë dhe i respektuar. Forca e Kosovës qëndron pikërisht në shumëllojshmërinë e saj, në ndërthurjen e traditave, në respektin reciprok dhe të ardhmen e përbashkët me dinjitet për të gjithë”, shkruan presidentja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat