“Mercedesi dhe Kosova”, Mefi e quan lajm të jashtëzakonshëm për Kosovën

Aktuale

“Mercedesi dhe Kosova”, Mefi e quan lajm të jashtëzakonshëm për Kosovën

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 20:52
Mefail Bajqinovci

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka nënshkruar në Munich, në kuadër të Munich Security Conference, një kontratë trevjeçare me kompaninë Mercedes-Benz për furnizim me kamionë taktikë.

Lidhur me këtë marrëveshje ka reaguar deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili e ka cilësuar si një lajm të jashtëzakonshëm për vendin.

“Një lajm i jashtëzakonshëm ishte sot për Kosovën marrëveshja e Ministrisë së Mbrojtjes me gjigantin automobilistik ‘Mercedes’ për furnizim me kamionë taktikë. Por kur e pashë kompaninë Mercedes, mu kujtua një lajm i dikurshëm.

Kjo kompani, në vitin 2012, pati ndaluar shitjen e veturave për Qeverinë e Republikës së Kosovës për shkak të korrupsionit të lartë. Vetëm nga ky krahasim mjafton të shihet se ku kemi qenë dhe ku jemi sot”, ka thënë Bajqinovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat