​Nxënësit e Shqipërisë festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Aktuale

​Nxënësit e Shqipërisë festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 15:18
Foto nga vendi i ngjarjes

17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës po shënohet edhe në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama veçoi festimin në shkolla, duke e ilustruar me një varg fotgorafish të nxënësve të Shqipërisë.

“Nxënësit e shkollave tona festojnë me zemër dhe plot krenari lirinë e pavarësinë e Kosovës, një ditë që na bashkon në vlerat më të bukura kombëtare.

Ndërsa nderojmë të kaluarën dhe projektojmë një të ardhme që na frymëzon me dashurinë për atdheun”, shkroi kryeministri Rama në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat