18 vjet shtetësi, Mali i Zi uron Kosovën

Aktuale

18 vjet shtetësi, Mali i Zi uron Kosovën

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka uruar Kosovën në 18-vjetorin e shtetësisë.

Me anë të një postimi në X, kjo ministri theksoi se do të vazhdojnë angazhimin për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, i shprehim urimet tona të sinqerta Qeverisë dhe popullit të Kosovës.

Iu urojmë përparim të vazhdueshëm, stabilitet dhe prosperitet, dhe riafirmojmë angazhimin tonë për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, thuhet në postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat