Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Bekim Jashari ka publikuar një mesazh urimi, duke nderuar të rënët për liri dhe sakrificën e brezave për çlirim.
Ai theksoi se amaneti i dëshmorëve duhet të kthehet në përgjegjësi për shtetndërtim, zhvillim dhe fuqizim të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Jashari bëri thirrje për unitet, përkushtim dhe punë të përditshme në forcimin e shtetit.
Postimi i plotë:
Sot përulemi me respekt para të rënëve dhe e kthejmë amanetin e tyre në përgjegjësi shtetndërtimi. Nderojmë gjakun e derdhur për liri duke u bërë bashkë për zhvillimin e vendit tonë, për ruajtjen e historisë sonë të lavdishme dhe për fuqizimin e shtetit tonë në skenën ndërkombëtare.
Me nderim të thellë dhe përulje të sinqertë para çdo shqiptari, çdo atdhetari, burri, gruaje e të riu, që brez pas brezi punuan, sakrifikuan dhe qëndruan të palëkundur për çlirim nga robëria Gëzuar Pavarësinë e Kosovës!
Le të jemi të bashkuar, të vendosur dhe krenarë sepse liria është fituar me sakrificë, ndërsa shteti forcohet me punë e përkushtim çdo ditë.
Lavdi Dëshmorëve! 🇦🇱
Gëzuar Pavarësinë! 🇽🇰