Osmani falënderon Begajn për vizitën: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës

Aktuale

Osmani falënderon Begajn për vizitën: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 18:08
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur me ceremoni të lartë shtetërore homologun e saj nga Shqipëria, Bajam Begaj.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur me ceremoni të lartë shtetërore homologun e saj nga Shqipëria, Bajam Begaj.

Begaj ishte i ftuar nderi në ceremonitë shtetërore, me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Pas manifestimeve, Osmani dhe Begaj u takuan në Presidencë, për të biseduar mbi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe rrënjët e forta që ka lidhja Kosovë-Shqipëri.

“18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës na bëri bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në një atmosferë festive.

Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës dhe qytetarëve tanë, Zoti President!” shkroi Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat