Letër urimi nga Vilniusi: Mbështetje e palëkundur për aspiratat evropiane të Kosovës

Aktuale

Letër urimi nga Vilniusi: Mbështetje e palëkundur për aspiratat evropiane të Kosovës

Nga: Bota sot Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 21:43
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, i ka dërguar një leter urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, i ka dërguar një leter urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Nausėda shpreh urimet më të sinqerta për Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës, duke dëshiruar suksese, prosperitet dhe unitet për vendin.

Njoftimi:

Ai thekson marrëdhëniet miqësore ndërmjet Lituanisë dhe Kosovës, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe mirëkuptim të ndërsjellë, dhe rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për aspiratat e integrimit evropian të Kosovës.

Presidenti Nausėda nënvizon gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe riafirmon përkushtimin e Lituanisë për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke shprehur bindjen se partneriteti mes dy vendeve do të vazhdojë të forcohet dhe të zhvillohet në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat