Presidentja Osmani pranon urime nga udhëheqësit e Kuvajtit për 18-vjetorin e Pavarësisë

Aktuale

Presidentja Osmani pranon urime nga udhëheqësit e Kuvajtit për 18-vjetorin e Pavarësisë

Nga: Bota sot Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 22:50
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Lartmadhëria e tij Princi i Kurorës së Kuvajtit, Sheikh Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar urime për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga Lartmadhëria e tij Princi i Kurorës së Kuvajtit, Sheikh Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah, dhe Lartmadhëria e tij Emiri i Kuvajtit, Sheikh Meshal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.

Në urimet e tyre, Princi i Kurorës dhe Emiri i Kuvajtit i kanë shprehur Presidentes dëshirën për shëndet, mirëqenie dhe përparim e begati të mëtejshme për të dhe për popullin e Kosovës.

Postim i plotë:

Presidentja Osmani ka pranuar urime nga Lartmadhëria e tij Princi i Kurorës së Kuvajtit Sheikh Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah dhe Lartmadhëria e tij Emiri i Kuvajtit, Sheikh Meshal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah për 18-vjetorin e Pavarësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar urime nga Lartmadhëria e tij Princi i Kurorës së Kuvajtit Sheikh Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah dhe Lartmadhëria e tij Emiri i Kuvajtit, Sheikh Meshal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Princi i Kurorës dhe Emiri i uruan Presidentes shëndet, mirëqenie dhe përparim e begati të mëtejshme për të dhe popullin e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat