Gjithçka gati për Bordin e Paqes, del fotoja nga salla e mbledhjes

Aktuale

Gjithçka gati për Bordin e Paqes, del fotoja nga salla e mbledhjes

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 14:47 Përditësuar në ora: 15:22 më 19.02.2026
Mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes në Uashington

Takimi inaugues i Bordit të Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë foton familjare me liderët që janë të pranishëm në takimin inaugurues për Bordin e Paqes.

------

Për pak minuta pritet të nisë mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes në Uashington. Pamjet e para të publikuara tregojnë sallën e takimit ndërsa pritet mbërritja e liderëve botërorë dhe presidentit Donald. Në këtë takim merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili është i shoqëruar nga ministri Ervin Demo.

Vendet si Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca kanë refuzuar ftesën e Trump duke shprehur dyshime për mënyrën e funksionimit të Bordit dhe mundësinë që ai të rivalizojë Kombet e Bashkuara. Në bord nuk ka përfaqësim palestinez, ndërsa Izraeli mban një vend.

Ky bord i krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump është për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Presidenti Trump njoftoi para takimit se anëtarët e bordit kanë premtuar 5 miliardë dollarë për përpjekjet e rindërtimit të Gazës, një pjesë e vogël krahasuar me 70 miliardë dollarët që nevojiten për të rindërtuar territorin palestinez të shkatërruar nga dy vite konflikt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat