Presidenti i Letonisë uron Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Presidenti i Letonisë uron Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Nga: Bota sot Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 16:10
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosova.

Në mesazhin e tij, presidenti letonez ka shprehur urimet më të sinqerta për Presidenten Osmani dhe për qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke theksuar rëndësinë e kësaj date për shtetësinë dhe zhvillimin demokratik të vendit.

Rinkēvičs ka vlerësuar lart marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin konstruktiv ndërmjet Letonisë dhe Kosovës, duke nënvizuar mbështetjen e fuqishme të vendit të tij për procesin e integrimit evropian të Kosovës. Ai ka theksuar gjithashtu angazhimin e vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Njoftimi:

Presidenti i Letonisë Edgars Rinkēvičs, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti i Letonisë shpreh urimet më të sinqerta për Presidenten Osmani dhe për popullin e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Ai vlerëson lart marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin konstruktiv ndërmjet dy vendeve, duke theksuar mbështetjen e fuqishme të Letonisë për procesin e integrimit evropian të Kosovës si dhe angazhimin e vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti letonez shpreh gjithashtu mirënjohje për shkëmbimet e rëndësishme të nivelit të lartë gjatë vitit të kaluar, të cilat kanë kontribuar në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, dhe riafirmon gatishmërinë për thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat