Kurti thotë se LVV s’ka kandidat për President, Abdixhiku propozon dy rrugë për zgjidhjen e “ngërçit”

Aktuale

Kurti thotë se LVV s’ka kandidat për President, Abdixhiku propozon dy rrugë për zgjidhjen e “ngërçit”

Më: 23 shkurt 2026 Në ora: 07:45 Përditësuar në ora: 16:46 më 23.02.2026
Lumir Abdixhiku

Kurti: Nga LVV-ja s’ka kandidat që synon të bëhet president

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një takimi dy orësh me kreun e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe deputetë të Kuvendit,deklaroi ku janë diskutuar zhvillimet politike në vend, situata e sigurisë, politika e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ai foli për një kapitull të ri të raporteve politike me partitë opozitare.

Kurti tha se ai dhe as partitë e tjera nuk nuk preferon zgjedhje të reja.

“Na duhet një shumicë që i ofrohet 85 votave. Do t’i intensifikojmë bisedeimet që ta kemi një zgjidhje për çështjen e presientit, sepse pas atyre katër palë zgjedhjeve nuk do të duhej që gjysmëm e parë të vitit 2026 të na e marrin zgjedhjet. Do të përpiqemi maksimalisht që t’i evitojmë zgjedhjet.”, tha Kurti.

“Patëm një takim të gjatë me kryetarin e LDK-së dhe deputetë të Kuvendit. Diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, për situatën e sigurisë, për politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Kurti.

Sipas tij, pjesë e bisedës ishte edhe shtetndërtimi demokratik, drejtësia, progresi i arritur dhe sfidat që e presin vendin. “U zotuam për komunikim dhe kontakte të drejtpërdrejta, për bashkëbisedime të frytshme, në mënyrë që të hapim një kapitull të ri të raporteve mes partive politike, qeverisë dhe opozitës”, u shpreh ai.

Kryeministri theksoi se synimi është që dallimet partiake të mos vihen në funksion në kurriz të interesit shtetëror. Ai falënderoi LDK-në për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Duke folur për procesin e zgjedhjes së presidentit, Kurti tha se sërish nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve.

“Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, LVV nuk ka garuar me ndonjë emër të veçantë për president. Ne nuk kemi pasur kandidat nga radhët tona dhe nuk kemi anëtar me librezë partie që synon të bëhet president. Njësoj vlen edhe për dy partitë e tjera të mëdha tradicionale, PDK dhe LDK”, deklaroi ai.

Kurti bëri të ditur se kjo është konfirmuar edhe në takimin e mbrëmshëm me kreun e Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, si dhe në takimet e sotme.

“Në vijim, ose do ta gjejmë një emër të përveçëm që garanton dy të tretat e deputetëve që qëndrojnë në sallë dhe votojnë, ose duhet të shohim rrugët e tjera. Presidenti duhet të zgjidhet më së largu deri më 4 mars”, theksoi kryeministri.

Ai shtoi se mbetet e domosdoshme që procesi të përmbyllet me konsensus të gjerë politik, në funksion të stabilitetit institucional dhe interesit shtetëror.

Kurti: Nga LVV-ja s’ka kandidat që synon të bëhet president

Pas dy orë takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, kreu i Qeverisë ka bërë të ditur se biseda ishte e gjatë dhe përfshiu disa tema me rëndësi, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Kurti ndër tjerash theksoi se nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka emër të përveçëm, pra nuk ka anëtar të partisë që synon të bëhet president i Kosovës.

“Patëm një bisedë të gjatë, për shumë tema, me kryetarin e LDK-së. Diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, situatën e sigurisë, politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Kurti.

“Diskutuam edhe për progresin që kemi arritur, por diskutuam edhe për sfidat që na presin. E uruam njëri-tjetrin në detyrat dhe funksionet që kemi dhe u zotuam për komunikim. E falënderova edhe për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”.

“Tash e kemi edhe një sfidë; në njërën anë ne nuk kemi garuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit me një emër të përveçëm, pra LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon të bëhet president”, deklaroi Kurti.

Abdixhiku pas takimit dy orësh me Kurtin: Konsensus, ose marrëveshje politike për Presidentin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti ka thënë se janë dy mënyra për çështjen e Presidentit.

Ai tha se për çështjen e presidentit duhen dy rrugë.

“Ishte një takim ndërpartiak që diskutonte çështjen e presidentit, dhe jo vetëm. Folënm për politikën e jashtme të Kosovës, çështjet e sigutrisë.

E falënderova për përfshirjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës në atë qëndror. Në përgjithësi folën për presidentin, dhe afatit kushtetutesq qe po na rrjedh, janë 9 dite deri te zgjedhja. Dakordikimi i përgj është që janë dy rrugë përpara, e para që duhet konsensus politik, dhe ose duhet marrëveshje klasike politike mes partive dhe ne te dyja rawstete duhet 2/3 e deputetlëve të Kosovës. Mbetet te takohemi për të parë ditëve në vijim për te parë njërën prej këtyre dy mundësive”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Dy rrugë janë përpara për çështjen e presidentit

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur para mediave pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Kuvend.

Ai tha se për çështjen e presidentit duhen dy rrugë.

“Ne folem për çështjen më të rëndësishme, të presidentit, dhe afatin kushtetues që po na rrjedh.

Dakordimi i përgjithshëm është se ka vetëm dy rrugë, dhe duhet konsensus politik, mes faktorëve të vendit, dhe ky konsesus politik duhet të ndërtohet mes këtyre 90 ditëve, ose duhet një marrëveshje klasike politike”, tha mes tjerash Abdixhiku.

Edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin konsultativ për zgjedhjen e presidentit

Ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti njëherit kryetar i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së lidhur me konsultimet për zgjedhjen e presidentit.

Takimi i cili po zhvillohet me ftesë të Kurtit po mbahet në objektet e Kuvendit të Kosovës.

Kurti të dielën ka zhvilluar takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Ky takim u zhvilluar në objektin  Qeverisë së Kosovës.

Pas takimit Hamza tha se kjo parti nuk mbështet kandidatura për president që nuk përfaqësojnë unitet.

Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takimin me Kurtin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për të zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ai para mediave u tregua i rezervuar, pasi nuk u prononcua fare.

Temë mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet të jetë çështja e presidentit.

​Zgjedhja e presidentit, Albin Kurti sot pritet të takohet me Lumir Abdixhikun

Kanë mbetur edhe disa ditë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, sipas afateve kushtetuese. Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka nisur takimet me drejtues të partive në opozitë për koordinim parlamentar sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri.

Kreu LVV-së, Albin Kurti, ka bërë të ditur se të hënë (sot) do të takohet me udhëheqësin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të vazhduar koordinimin parlamentar lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kosovës, raporton KosovaPress.

Të dielën, Kurti është takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Kryeministri ka thënë se gjatë takimit e ka falënderuar liderin e opozitës për bashkëpunimin e deritanishëm në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Temë e bisedës ishte zgjedhja e presidentit për çfarë kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese, bëri të ditur Zyra e Kryeministrit.

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza pas takimimit me kryeministrin, Albin Kurti, për zgjedhjen e presidentit, tha se kjo nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithëve si përfaqësues të zgjedhur të popullit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat