Familja e veprimtarit Haki Imeri ka bërë thirrje që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të mbështesë kandidatin për President që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Guxo, duke theksuar se një veprim i tillë nuk do të ishte “lajthitje kombëtare”, por lajm i mirë për vendin.
Në reagimin publik thuhet se alternativa më e mirë do të ishte propozimi i një kandidati të përbashkët nga tri partitë, madje duke sugjeruar edhe një emër nga familja legjendare Jashari, si simbol i konsensusit kombëtar.
Sipas tyre, një marrëveshje e tillë do ta kursente Kosovën nga zgjedhjet e parakohshme, të cilat, siç theksohet, kushtojnë para, energji dhe nerva, ndërsa zakonisht përfitojnë partitë më të mëdha.
Shkrimi i plotë:
Miq,
-Nuk do të ishte aspak lajthitje kombëtare nëse LDK-ja do ta votonte kandidatin për President që propozojnë LVV dhe Guxo.
-Madje, do të ishte lajm i mirë. Për Kosovën. Edhe për LDK-në.
-Ose, edhe më bukur:
propozoni një kandidat të përbashkët.
-Tri parti.
-Një emër.
- Pa drama.
-Për shembull, dikush nga familja Legjendare Jashari.
-Konsensus kombëtar.
-Zero nervozë.
-Një fitore morale për të gjithë.
-Ky bashkëpunim do ta kursente Kosovën nga zgjedhjet.
-Sepse zgjedhjet kushtojnë.
- Para, energji dhe nerva..
-Dhe zakonisht i fitojnë ata që tashmë janë më të fortë.
-LDK-ja, me një qasje bashkëpunuese, do të dukej serioze.
-Do t'i thonte lamtumire arrogances dhe konfrontimit..
-Nëse shkohet në zgjedhje për arsye personale…
-LDK-ja zvoglohet ..
-LVV-ja forcohet.
-Guxo rritet.
-Matematika është e thjeshtë.
-Prandaj, rasti është ideal.
-Bashkëpunoni me LVV-në dhe Guxo-n.
-Zgjidheni Presidentin.
-Fiton Kosova.
-Dhe, besoni apo jo, fiton edhe LDK-ja.
-Ndonjëherë, kompromisi të ringjall më shumë se kokëfortësia.