Tali kërkon transparencë: Kush po i financon iftaret e Shefqet Krasniqit?

Aktuale

Tali kërkon transparencë: Kush po i financon iftaret e Shefqet Krasniqit?

Nga: A.SH Më: 23 shkurt 2026 Në ora: 10:36
Foto nga takimi

Analisti Driton Tali ka reaguar pas publikimit të një lajmi në rrjetet sociale, ku thuhet se imami Shefqet Krasniqi ka shtruar iftar tradicional me rastin e muajit të Ramazanit, në prani të figurave të njohura publike dhe politikanëve.

Përmes një postimi, Tali ka ngritur pikëpyetje lidhur me burimin e financimit të këtyre organizimeve. Ai theksoi se, si ekonomist, i intereson të dijë nga sigurohen fondet për shtrimin e iftareve dhe kush i financon ato, duke përmendur mundësinë e përfshirjes së BIK-ut apo Vakëfit.

Sipas tij, Krasniqi si figurë publike duhet të bëjë transparente burimet e të ardhurave dhe financimit të aktiviteteve të tilla.

Postimi i Talit:

Në rrjetet sociale po qarkullon një lajm i shoqëruar me foto, ku thuhet se:

Imami i shquar, Shefqet Krasniqi, ka shtruar Iftarin tradicional me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në mesin e shumë figurave të njohura, nuk mungonin edhe politikanët. Kryetarë komunash, deputetët dhe anëtarë të lartë të partive ishin prezant në Iftarin që u shtrua mbrëmë...

Andaj, mua, si ekonomist (më falni për deformimin profesional), më interesoi të di se nga i siguron fondet Shefqet Krasniqi për organizimin e këtyre iftareve? Kush po e financon?! BIK-u, Vakëfi?!!!

Sepse Shefqet Krasniqi është figurë publike dhe, si i tillë, duhet t’i bëjë transparente burimet e të ardhurave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat