U.D i Kryeprokurorit të Shtetit takon përfaqësuesin e misionit të BE-së, flasin për sundimin e ligjit

Aktuale

U.D i Kryeprokurorit të Shtetit takon përfaqësuesin e misionit të BE-së, flasin për sundimin e ligjit

Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 11:14
Pamje nga takimi

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj priti në takim pune një delegacion nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, kryesuar nga znj. Pascale Langlais,  Ushtruese e Detyrës së Shefes së Seksionit për Ligj dhe Drejtësi.

Sipas njoftimit gjatë këtij takimi u diskutua për punën e Misionit të OSBE-së në fushën e sundimit të ligjit, për prioritetet aktuale, si dhe për sfidat me të cilat përballet sistemi prokurorial dhe për hapat e mëtutjeshëm drejt forcimit të sundimit të ligjit.

Qalaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Misionit të OSBE-së, në funksion të avancimit të standardeve ligjore, profesionale dhe llogaridhënies.

Të dyja palët, duke vlerësuar bashkëpunimin e gjertanishëm shprehën gatishmërinë për të kontribuar në avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me qëllim të fuqizimit të efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat