Haxhiu takon kryetarët e grupeve parlamentare për formimin e delegacioneve

Aktuale

Haxhiu takon kryetarët e grupeve parlamentare për formimin e delegacioneve

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 19:31
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e grupeve parlamentare për të diskutuar nevojën e formimit sa më të shpejtë të delegacioneve të Kuvendit në organizata ndërkombëtare.

Në këtë takim është rënë dakord që deri në fund të javës së ardhshme, grupet parlamentare të dërgojnë emrat e deputetëve për anëtarë të delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe atij në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

Kryetarja Haxhiu ka theksuar se për Kosovën kjo ka rëndësi të veçantë.

Kjo pasi që, përfaqësimi aktiv dhe dinjitoz në këto organizata ndërkombëtare forcon subjektivitetin shtetëror dhe thellon bashkëpunimin ndërkombëtar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat