Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë nga “Pandemic Fund”

Aktuale

Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë nga “Pandemic Fund”

Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Kosova ka përfituar mbi 10 milionë dollarë  nga raundi i tretë i financimit të Pandemic Fund, një mekanizëm global që mbështet vendet në forcimin e kapaciteteve për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemive.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Më 12 shkurt 2026, Bordi Drejtues i Pandemic Fund ndau gjithsej 499.6 milionë dollarë për 20 projekte në mbarë botën, duke mobilizuar mbi 4 miliardë dollarë financim shtesë nga partnerë të ndryshëm.

Kosova është një nga vendet përfituese përmes projektit MAKE READY”, shkroi Vitia në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat