Abdixhiku: S’ka propozime, por nuk kemi qëndrime refuzuese – aq më pak ndaj zonjës Osmani
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, deklaroi se partia e tij nuk ka ende kandidat për president pa një marrëveshje politike:
“Nëse nuk kemi pasur marrëveshje politike, s’ka as kandidatë. Kandidati për president bëhet me konsensus, kështu ka qenë historia politike e Kosovës. S’kishte emra, s’kishte propozime, s’kishte as vullnet për konsensus”, tha Abdixhiku.
I pyetur nëse LDK do të mbështesë presidenten aktuale Vjosa Osmanin.
“Neve nuk na është propozuar asnëj emër për t’i kërkuar votat tona, në këtë fazë nuk kemi qëendrime refuzuese ndaj aakujt, e aq më pak ndaj zonjës Osmani”, tha ai.
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: E shoh shumë të vështirë konsensusin politik për presidentin
Kryetari i Lumir Abdixhiku, menjëherë pas përfundimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti, është deklaruar për media lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Abdixhiku tha se e sheh shumë të vështirë arritjen e një konsensusi politik brenda partive shqiptare.
“Me ju thanë të drejtën, e shoh shumë të vështirë çështjen e konsensusit politik brenda partive shqiptare. Nuk ka ndonjë kandidat specifik që na është prezantuar”, u shpreh ai.
Ai bëri të ditur se do të shkojë në Grupin Parlamentar të LDK-së për të raportuar mbi situatën pas takimit, duke theksuar se me 15 deputetë, LDK-ja nuk mund të caktojë emër për president.
“LDK me 15 deputetë nuk mund të caktojë emër. Duhen 30 nënshkrime. Po presim deri më 5 mars se çfarë fati do ta ketë institucioni më i lartë”, deklaroi Abdixhiku.
Sa i përket mundësisë së një gare, ai theksoi se LDK beson që nuk ka zgjidhje në këtë formë, duke lënë të kuptohet se pa konsensus të gjerë politik, procesi mbetet i vështirë.
Përfundon takimi, deklarohet Abdixhiku
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, për çështjen e presidentit.
Abdixhiku tha se nëse LVV dhe PDK vendosin të ketë garë për këtë pozitë, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.
Sipas tij, veç nëse arrihet një marrëveshje dhe ka konsensus, atëherë mund të zgjedhet i pari i shtetit.
“Nëse VV dhe PDK vendos të ketë garë, atëherë shkojmë në zgjedhje sipas të gjitha gjasave, se nuk e di si do t’i bëjnë 81 vota. Konsensusi bën president. LDK ika qenë e angazhuar të gjejë emër konsensual. Nuk ka emër, nuk ka proces konsultativ tutje. Do të presim tutje të shohim vendimin e Kurtit. “
Nis takimi i dytë Kurti-Abdixhiku për presidentin
Në objektin e Kuvendit të Kosovës ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës njëherit kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për zgjedhjen e presidentit.
Ky është takimi i dytë që Kurit e Abdixhiku po zhvillojnë për këtë çështje.
Para takimit Kurti tha se po vazhdojnë përpjekjet për mbylljen me sukses procesit të zgjedhjes së presidentit.
Ndërsa, Abdixhiku nuk është deklaruar për media. Por, kreu i LDK-së pas takimit të parë të zhvilluar më 23 shkurt kishte dhënë dy opsione për zgjedhjen e presidentit, kandidat konsesual ose marrëveshje politike.
Kurti: Po i vazhdojmë përpjekjet për sfidën e zgjedhjes së presidentit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Kuvendi i Kosovës për t’u takuar me kreun e LDKpolitical party in kosovo”], Lumir Abdixhiku.
Para mediave, Kurti tha se po vazhdojnë përpjekjet për të përmbyllur me sukses sfidën e zgjedhjes së Presidentit.
“Na duhet një kandidat ose kandidate që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, po takohemi edhe me kryetarin e LDK-së”, tha ai.
Sipas afateve kushtetuese, data e fundit për zgjedhjen e Presidentit është 4 mars. Në të kundërtën, vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Afati i Presidentit, Abdixhiku arrin në Kuvend për takim me Kurtin
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për takim me kryeministrin Albin Kurti.
Temë kryesore e këtij takimi do të jetë zgjedhja e Presidentit.
Ky është takimi i dytë mes tyre për këtë çështje, pasi dy liderët u takuan edhe javën e kaluar.
Bazuar në afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, data e fundit është 4 marsi. Në të kundërtën, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
-----
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e zgjedhjes së presidentit në vend.
Ende nuk dihet vendi dhe ora e mbajtjes së takimit. Takimet e fundit Kurti me liderë të partive politike janë mbajtur në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie, tha se duke pas kohën e shkurtër për zgjedhjen e presidentit, ka filluar menjëherë angazhimin për tejkalimin e kësaj sfide, duke nis takimin me subjektet politike parlamentare.
Të shtunën, Kurti ka takuar kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza për herën e dytë sa i për këtë çështjes së presidentit. Po kështu të hënën ka për të takuar Albin Kurti edhe Lumir Abdixhikun.