Kurti: Po i vazhdojmë përpjekjet për sfidën e zgjedhjes së presidentit

Aktuale

Kurti: Po i vazhdojmë përpjekjet për sfidën e zgjedhjes së presidentit

Më: 2 mars 2026 Në ora: 14:19
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Kuvendi i Kosovës për t’u takuar me kreun e LDKpolitical party in kosovo”], Lumir Abdixhiku.

Para mediave, Kurti tha se po vazhdojnë përpjekjet për të përmbyllur me sukses sfidën e zgjedhjes së Presidentit.

“Na duhet një kandidat ose kandidate që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, po takohemi edhe me kryetarin e LDK-së”, tha ai.

Sipas afateve kushtetuese, data e fundit për zgjedhjen e Presidentit është 4 mars. Në të kundërtën, vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat