Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke sugjeruar se liderët partiakë nuk po e mbështesin një mandat të dytë për presidenten Vjosa Osmani.
Në reagimin e publikuar, thuhet se nëse do të ekzistonte vullnet politik, Osmani do t’i kishte tashmë 30 nënshkrimet e nevojshme, ndërsa takimet dhe deklaratat publike po vazhdojnë pa rezultate konkrete. Sipas tyre, partitë po shfaqin disponim për kandidatë alternativë, secila me ambicie presidenciale.
Në fund, ata sugjerojnë se presidentja duhet të mendojë edhe për një “plan B”, duke aluduar për angazhime të tjera të mundshme politike.
Shkrimi i plotë:
Miq,
-Nga takimet e liderëve të partive po duket qartë se ata nuk po e duan edhe një mandat për Vjosa Osmanin.
-Po ta donin, sot do t’i kishte 30 nënshkrime gati. Me laps në dorë. -Me buzëqeshje në fytyrë.
- Takime ka. Kafe ka. Fjalë ka. Nënshkrime… jo edhe aq..
-Siç po shihet, partitë kane nje disponim tjetër.
- Secila me kandidatin e vet. .
-Secila me ëndrrën e vet presidenciale..
- Pastaj kush fiton, fiton..
-Kjo eshte demokraci me short emocional.
-Prandaj, Presidentja duhet të fillojë të mendojë për planin B.
-Ndoshta ndonjë angazhim tjetër.
-E ndofta edhe keshilltare e Edi Rames mbase 'piktori' puneson kosovaret qe t'a luftoje me me 'elegance' shtetin e Kosoves per hater te Vuçiçit.