Haxhiu dhe Rudolph flasin për mbështetjen e vazhdueshme gjermane për institucionet e Kosovës

Aktuale

Haxhiu dhe Rudolph flasin për mbështetjen e vazhdueshme gjermane për institucionet e Kosovës

Më: 3 mars 2026 Në ora: 18:12
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, takoi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, mbështetjen e vazhdueshme gjermane për forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërparlamentar.

Njoftimi:

Kryetarja Haxhiu priti ambasadorin e Gjermanisë, Rainer Rudolph

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, mbështetjen e vazhdueshme gjermane për forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërparlamentar.

Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga Republika Federale e Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, në veçanti në proceset e integrimit evropian dhe në konsolidimin institucional të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat