Emri i fundit që po lakohet si kandidat për president, Andin Hoti kontakton deputetët e PDK-së e LDK-së, një nga një?

Aktuale

Emri i fundit që po lakohet si kandidat për president, Andin Hoti kontakton deputetët e PDK-së e LDK-së, një nga një?

Më: 4 mars 2026 Në ora: 12:15
Andin Hoti

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti është emri i fundit që po lakohet si kandidat për president.

Burime të io bëjnë të ditur se Hoti ka kontaktuar disa kandidatë për deputetë nga PDK e LDK për marrë disponimin e tyre në kandidaturën e mundshme të tij.

Lidhur me këtë propozim, PDK do të mbajë takim në orën 14:00.

Diskutime të reja rreth emrit të presidentit pritet të ketë edhe në LDK.

Glauk Konjufca, emri i përmendur dje si opsioni të cilin LVV ka zgjedhur ta propozojë për President, nuk ka disponim që të të jetë kandidat i nominuar nga Vetëvendosje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat