Deputeti i PDK-së thotë se do të votojë pro Andin Hotit për president, por ka një kusht!

Aktuale

Deputeti i PDK-së thotë se do të votojë pro Andin Hotit për president, por ka një kusht!

Më: 4 mars 2026 Në ora: 12:50
PDK

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se do ta votonte pro Andin Hotin për president të shtetit. Mirëpo, ai ka specifikuar se kjo do të ndodhte në rast se partia vendos të qëndrojë në sallë.

“E them se do ta votoj pro Andin Hotin, por vetëm nëse grupi parlamentar i PDK-së rri në sallë”, tha shkurt ai.

Ndryshe, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, është emri i fundit që po lakohet gjatë ditës së sotme si kandidat për president.

Burime të medias bëjnë të ditur se Hoti ka kontaktuar disa deputetë nga PDK dhe LDK për të marrë disponimin e tyre lidhur me kandidaturën e tij të mundshme.

Lidhur me këtë propozim, PDK do të mbajë takim në orën 14:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat