Gruda: Nuk e mbështesim Konjufcën dhe asnjë kandidat tjetër partiak

Aktuale

Gruda: Nuk e mbështesim Konjufcën dhe asnjë kandidat tjetër partiak

Më: 5 mars 2026 Në ora: 10:24
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda tha se kjo parti nuk e mbështet kandidaturën e Glauk Konjufcës për president dhe asnjë kandidati tjetër partiak.

Para mediave, ai shtoi se PDK-ja nuk ka kandidat, pasi nuk i ka votat.

“Ne kemi vendosur, nuk e mbështesim kandidaturën e Glauk Konjufcës dhe asnjë kandidaturë tjetër partiake. Po përgatitet mos me u mbajtë seancat fare sa e kuptova unë. Është përmbysje e rendit kushtetues sepse sot Kuvendi është dashtë të mblidhet me zgjedh apo jo një president”.

“Nuk kemi kandidat sepse nuk i kemi votat”, shtoi Gruda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat